Njoftimi zyrtar nga Komisioni për zgjedhjet në PD: Ja fituesi në Fier, Selenicë e Fushë-Krujë

Njoftim i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është përmbyllur procesi zgjedhor në tre degët e PD Fier, Selenicë dhe F. Krujë.

Procesi I votimit u mbyll në orën 18.00.

Pas numurimit të fletëve të votimit, Kryetarë të degëve të PD shpallen si më poshtë vijon:

1. PD Fier, z. Rrapi Gjika me 56% të votave
2. PD Selenicë, z. Leonard Rakipaj me 76% të votave
3. PD Fush-Krujë, rikonfirmohet z. Agron Loka me 92% të votave.

Komisioni I Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale falenderon të gjithë anëtarët që u bënë pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të forte e më të hapur.

Share it :