Topi: Marrëdhëniet e Bashës me strukturat kanë qenë artificiale. Berisha është kthyer në pronën e tij politike

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, ish-presidenti Bamir Topi u shpreh se Sali Berisha është kthyer në pronën e tij politike.

Topi tha se Berisha e dha atë tokë në përdorim për 9 vite te një njëri të besuar, por sipas tij, Basha donte ta tjetërsonte këtë pronësi.

Topi: Berisha është kthyer në pronën e tij politike. Hipotekën në zyrën e kadastrës politike e ka Berisha. E dha atë tokë në përdorim për 9 vite një njëri të besuar, ja dha apriori.

Basha donte ta tjetërsonte këtë pronësi. Nuk shoh ndonjë gjë nga ajo çfarë parashikohej. Marrëdhëniet e Bashës me strukturat kanë qenë artificiale. Basha sot nuk ka kurajë të qëndrojë në një nga zyrat e PD.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :