Dita e Rinisë/ Djali i Azem Hajdarit shfaqet në krah të Berishës

Ish-kryeministri Sali Berisha po mban “Foltoren” e fundit në Qytet Studenti. Berisha ka vendosur që të zhvillojë homazhe edhe tek shtatorja e heroit të demokracisë, Azem Hajdarit. Ndërkohë që të pranishëm janë edhe bashkëshortja e të ndjerit, Fatmira Hajdari bashkë me djalin e saj të vogël Azem Hajdari, i cili mban emrin të atit.

Ky i fundit ka bërë me dije në disa dalje publike se ka ndërmend që të angazhohet në politikë njëjtë si babai i tij, e mesa duket këtë rrugëtim ka vendosur që ta nisë tani, krah Berishës.

Share it :