“Foltorja’ ka publikuar spotin për Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit.
Protagonistë në video-mesazhin drejtuar demokratëve dhe qytetarëve shqiptarë janë drejtorja e Komunikimit e ‘Foltores’, Florian Garo, ish-kryeministri dhe lideri historik i PD, Sali Berisha si dhe disa delegatë të Kuvendit Kombëtar.
“11 dhjetori është dita historike e rithemelimit të Partisë Demokratike dhe pluralizmit politik në Shqipëri“, shprehet Floriana Garo.
Mesazhet e delegatëve:
Luan Buzhiqi: Dita që do të rikthejë PD-në në shtëpinë e lirisë
Enida Lera: Dita që do të rikthejë vlerat tradicionale konservatore, patriotizmin, liritë e individit dhe dinjitetin njerëzor, familjen, pronën dhe qëndresën ndaj komunizimit totalitar në shtylla të programit të saj.
Klodian Lala: Dita që do të garantojë mendimin ndryshe përmes fraksioneve.
Megi Balliu: Dita që dot ë sigurojë vendimmarrjen e anëtarësisë përmes votës së lirë.
Erzen Laçi: Zgjedhjen përmes primareve të drejtuesve dhe përfaqësuesve tanë vendorë dhe kombëtarë.




