Presidenti Meta vlerson me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, z. Gëzim Tushi.

?Nga presidenti Ilir Meta?? Në vlerësim të meritave të veçanta si studiues objektiv në fushën e sociologjisë, politologjisë dhe jetës shoqërore, si dhe për ndihmesën e vyer të dhënë për njerëzit me nevoja të veçanta psikosociale, veçanërisht për përballimin e pasojave të COVID-19, çmova sot me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, z. Gëzim Tushi.
Sociolog dhe mendimtar i angazhuar për mbi tre dekada, autor i 20 librave, apo afërsisht 10 mijë faqe krijimtari, së fundmi i dy veprave me shumë vlerë “Pandemia ose asgjë nuk do të jetë si më parë” dhe “Pse vriten dhe vetëvriten shqiptarët?”, jam i bindur se z.Tushi do të vazhdojë të investohet edhe më aktivisht në vitet e ardhshme për emancipimin dhe progresin e shoqërisë, për edukimin e të rinjve dhe forcimin e familjes shqiptare, ku sidomos ka spikatur me kontributin e tij të shëndetshëm e të pandërprerë.
Share it :