Zgjohet pas gjumit letargjik Eduard Selami: Ja si e mendoj debatin në PD

Ish-kryetari i PD-së, Eduard Selami i cili prej vitesh eshte rikthyer seirhs ne SHBA eshte rikujtuar te flase per Shqiperine dhe situaten ne PD. Pas nje periudhe te gjate heshtjeje, Selami u shpreh në një intervistë për “VOA”-n se: “Mendimi im është që ky është një debat tejet i vonuar për PD-në. Fatkeqësia e PD-së ka qenë Berisha që edhe pas shpalljes “Non grata” vazhdon përpjekjet për të mbajtur peng PD-në.

Unë nuk mund ta mendoj, Berisha duhet të kishte kapërcyer këtë me kohë. Një skenar që ky të vijë si reformator i PD-së është e pamundur” ,tha ai.

“Ky kapitull është i mbyllur, Berisha është e kaluara. Duhet të shikojmë nga e ardhmja”, vijoi më tej ai.

Selami tha se në fund parashikon që Lulzim Basha “do i mbijetojë lëvizjes së Sali Berishës. Nuk është çudi që sot ndahen dhe nesër bashkohen prapë ata”.

Share it :