Ministria e Mbrojtjes kërkon shpronësimin e tokave, 213 familje të fshatit Moravë në protestë: Nuk e shesim me atë çmim, do të përshkallëzojmë reagimin!

213 familje në fshatin Moravë, janë mbledhur në një protestë paqësore në pistën e aviacionit të Kuçovës.

Ata janë mbledhur, sepse nuk janë dakord në lidhje me shpronësimet e tokave pasi shkresa që ka mbërritur nga Ministria e Mbrojtjes, i konfirmon se toka që do iu shpronësohet me 2 mln lekë dylimi dhe ato nuk janë dakord.

Mësohet se banorët janë ankuar për këtë shpronësim dhe pretendojnë se asnjëri nuk e ka marrë parasysh kërkesën. Banorët deklarojnë se nuk do të lejojnë t’ju merret shtëpia, serat dhe toka me këtë çmim.

Ata theksojnë se nuk do të largohen nga pronat e tyre dhe paralajmërojnë se do të përshkallëzojnë reagimin, duke protestuar edhe para Ministrisë së Mbrojtjes.

Share it :