Analistët Andi Bushati dhe Baton Haxhiu kanë komentuar mbi zhvillimet brenda Partisë Demokratike dhe se kush ka të drejtë, Basha apo Berisha.
Sipas Haxhiut, Berisha pavarësisht se mund të ketë mbështetje nuk duhet lejuar që të rikthehet në krye të PD pasi është rrezik për vendin.
“Më shumë përkrah Bashën me pakicë se sa një njeri mashtrues dhe retrogradë. Beteja për të ardhmen nuk mund të jetë me përkrahje të retrogradës. Në emër të një demokracia iluzore po përkrah Berishën”, iu drejtua ai Bushatit.
Analisti Andi Bushati u përgjigj duke thënë se “Berisha ka votat” dhe në demokraci vendos shumica. Sipas tij çështja shkon më larg se Basha dhe Berisha dhe shtoi se “duhet t’i japësh të drejtë edhe atij që nuk është me ty”.
“Edhe në 1990 thuhej se do vini në pushtet ata që po dalin nga burgu”, deklaroi Bushati si paralelizëm për ata që i druhen një rikthimi tjetër të ish-kryeministrit Berisha.




