Napoli kujton Maradonën, statuja e ‘El Pibe de Oros’ parakalon në stadium

Mbrëmje plot emocione në stadiumin Diego Armando Maradona në Napoli. Tre ditë më parë, më 25 nëntor, u bënë një vit nga vdekja e “El Pibe de Oro-s”. Në kujtim të tij  u organizua një ceremoni përkujtimore para fillimit të ndeshjes Napoli-Lazio.

Ndezja e dritave, lexim i një poezie të bukur të shkrimtarit Maurizio De Giovanni, por jo vetëm. Fotot më domethënëse të Maradonës u shfaqn në ekranin e madh. Nderim edhe nga tifozët e Napolit, të cilët brohoritën me zë të lartë emrin e Maradonës, kur statuja e numrit 10-të parakaloi rreth fushës.

https://www.instagram.com/fabiocannavaroofficial/?utm_source=ig_embed&ig_rid=36bb5a02-3118-4f5c-a160-15cc3bf8f77f&ig_mid=3A4898F2-7840-42A5-811A-8E38D069C65F

Share it :