Ishin fqinj prej kohësh dhe duket se një çift i moshuar italian nuk i pëlqente fakti se,
familja pranë tij bënin zhurmë. Pikërisht për këtë arsye, gjatë mbrëmjes së Krishtlindjeve ai kishte marrë një pistoletë të mbushur dhe kishte kërcënuar familjen shqiptare.
“Mjaft festuat ose e gjitha do të përfundojë keq”, kanë qenë fjalët e75-vjeçarit italian të thënë familjes shqiptare. Këta të fundit, duke u trembur se mos ndodhte ndonjë tragjedi kanë njoftuar policinë.
Në kohën kur karabinierët kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, dy familjet kanë qenë në shtëpitë e tyre. Pas marrjes së denoncimit dhe dëshmive, ndaj 75-vjeçarit italian është akuzuar për “kërcënime” dhe “armë pa leje”. Ngjarja ka ndodhur në Treviso, Itali.




