Analisti Mustafa Nano në studion e “Të Paekspozuarit” në MCN TV teksa komentoi përjashtimin e Sali Berishës nga grupet parlamentare të PD deklaroi se ky veprim tregoi se Basha është lider i asaj partie.
Sipas tij Basha tani ka marrë një vendim të fortë, edhe pse siç shprehet Nano kjo nuk ka qenë zgjedhje e Bashës, por e amerikanëve.
“Djegia e mandateve nga PD ishte vendim i fortë që është marrë ndonjëherë. Por këto vendime janë marrë në rrethana bashkëpunuese me Berishen. Ai ka bërë gjëra ku Berishën e ka parë si ekskjuze. Basha tani ka marrë një vendim të fortë. Për herë të parë ai ka marrë një vendim që ka ndryshuar narrativen duke na mbushur mendjen se ky është lideri sepse derri tani kam menduar se pas tij fshihej Berisha. Unë mendoj se edhe qëndrimi miratues në distancë nga ana e Berishës ka pasur rëndësi për Bashën. Ne po themi se e ka përjashtuar Basha, por ai ka qenë masha në këtë operacion sepse atë e ka përjashtuar Amerika. Pse basha e shpalli veten në këtë gjë, sepse po t’ja linte forumeve Berisha nuk përjashtohej, por ai ka pasur një urdhër nga amerikane dhe e përjashtoi”, tha Nano.




