Pas 40 vitesh, del në ankand një copë torte nga martesa e Princeshë Dianës me Princin Charles…

Dita e sotme shënon plot 40 vite qëkur Princi Charles dhe Prineshë Diana i thanë “Po” njëri-tjetrit dhe kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë.

Sot, ekziston ende një copë torte nga ceremonia e aso-kohe e cila është e mbështjellur me një letër ushqimore dhe ka dalë në ankand pas 4 dekadash për vlerën 500 paund.

Ajo iu dorëzua Moyra Smith, një prej punonjësve të Nënës Mbretëreshë në Clarence House, pas ceremonisë së vitit 1981.

Mbeti në familjen e saj deri në vitin 2008, kur u ble nga një koleksionist i cili e shet tani.

Feta prej 800 gramësh është ruajtur në një enë të posaçme për torta për katër dekada.

Image

 

Image

 

Image

Image

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :