Zbardhet e plotë, ja padia e prokurorit ndaj Ben Blushit

Prokurori i Tiranës, Ervin Karanxha e ka paditur më parë në SPAK, ish kreun e Libras Ben Blushi, aktualisht drejtor i TCH.  Në padinë drejtuar Prokurorisë së Posaçme, Karanxha thekson se Top Channel po ushtron presion në mënyrë të vazhdueshme me informacionet  e pavërteta që transmeton me qëllim denigrimin e figurës së prokurorit dhe gjyqtarit për shkak të ushtrimit të detyrës.

Sipas Karanxhës, ky presion i vazhdueshëm ushtrohet për dy arsye.

Për shkak të funksionit si Prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në lidhje me qëndimin e prokurorit per çështjen penale te liderit te Opozites Lulzim Basha.

Për shkak të faktit se motra e tij Anila Karanxha me detyrë Gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka dhënë një vendim civil Nr.655, datë 05.02.2021, i cili ka rrëzuar pretendimet në padi të ortakëve të shoqërisë “TOP CHANNEL”, SHA.

Të njëjtën deklaratë ia ka përcjellë edhe KLP-së dhe ILD-së, pasi ciç thekson Karanxha në kronikat e transmetuara në mënyrë të njëpasnjëshme, vijon të ushtrojë presion duke ndikuar drejtëpërdrejtë në opinionin publik dhe në Komisionin e Pavarur të Kualifimit, se Prokurori patjetër duhet të shkarkohet nga KPK.

Karaxha në padinë e tij, vijon me akuzat, ku thekson se Blushi po ushton dhe dhunë mbi sistemin gjyqësor, në një kohë që Kushtetuta parashikon që çdo nderhyrje në sistemin gjyqësor “dënohet sipas ligjit”.

“Pra ky shtetas ne çështje konkrete po ushtron dhune mbi sistemin gjyqesor ne nje kohe qe Kushtetuta parashikon qe cdo nderhyrje ne sistemin gjyqesor “denohet sipas ligjit”. Ne keto rrethana ky shtetas ka kryer vepren penale te “Shtrengimi me ane te kanosjes ose perdorimit te dhunes per dhënien e pasurise” te parashikuar nga neni 109/b te Kodit Penal. Ky nen nga ana objektive e tij parashikon çdo lloj perfitimi tjeter.  Ben Blushi ben presion me median e tij ndaj sistemit gjyqesor dhe perfiton “gjyqe te fituara ne favor te  tij”, pasi siç dihet ai ka shume procese civile ne Gjykate sic dhe ka pasur ne rastin konkret.”

 

Share it :