Ditën e sotme Ministri i Brendshëm Bledi Cuci doli pëprara mediave për të folur mbi 4 vrasjet e ndodhura në mëngjesin e së djelës në plazhin e Velipojës, ku sipas tij Policia nuk mund të ndjekë cdo makinë apo të jetë në dijeni të konflikteve mes fqinjëve dhe ka fajsuar prokurorët dhe gjyqtarët, ku sipas tij kanë liruar persona që mbajnë armë pa leje.
Deklaratën e Ministrit, nuk e ka lënë pa ironizuar edhe deputeti i rizgjedhur në zgjedhjet e 25 prillit, Luciano Boci, i cili përmes një postimi në Facebook shkruan se është dakord me Cucin dhe se fajin nuk e ka policia, se ajo përdoret për qëllimet e errëta të qeverisë.
Postimi i Luciano Bocit në rrjetin social:





