Ironi e fortë nga Manjanit: Kullaxhinjtë anonimë me lejen e qeverisë…

Ish-Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka ironizuar Qeverinë Rama, lidhur me pastrimin e parave.

Në një kohë kur Parlamenti miratoi një ligj që detyron OJF të deklarojnë burimin e parave, Manjani shkruan se qeveria mbulon pastruesit e vërtetë të parave, koncensionarët dhe kullaxhinjtë anonimë.

“Pas gjykatësve dhe prokurorëve, radhën e kanë OJQ që të japin llogari për pastrimin e parave.

Të gjithë pastrojnë para në këtë vend. Gjykatës, prokurorë, OJQ, gazetarë, avokatë, opozitarët po e po, pastrojnë para. I gjithë populli pastron para.

Vetëm koncensionarët, offshorsat dhe kullaxhinjtë anonimë që punojnë me leje nga qeveria jo. Ata janë të ndershëm…

Ore e meritojmë këtë qeveri që kemi”, shkruan Manjani në rrjete sociale

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :