Kadilli: Patjetër që do të punoj me Bashën, do të punoj për PD! Nuk besoj se pati falsifikim…

Ish kadidati për kryetar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, i është përgjigjur ftesës së Lulzim Bashës, për të punuar sëbashku kundër pushtetit që ai e quan, “regjimit Rama-Doshi”.

Kadilli tha se do të punojë me Bashën sepse është “i dënuar të punojë me të”.

Patjetër që do të punoj me Bashën, do të punoj për PD. Nuk iki nga PD. Më pëlqen apo jo Bashën, jam i dënuar të bashkëpunoj me të”, tha Kadilli.

Kadilli komentoi edhe procesin zgjedhor, duke e quajtur të pabarabartë, por deklaroi se nuk pati falsifikim.

“Demokratët kishin mundësi të shprehnin veten. Sot nuk mund të ketë demokratë të thonë se nuk pati mundësi zgjedhjeve. Gjykuan mbi ndjeshmëritë e raporteve me kryetarin në zyrë. U tërhoqën drejt inertësisë. Kryetari ishte në zyrë dhe nuk e lëshonte, që në atë moment kishte pabarazi.

Duke mos hapur garën, ai e bën të pabarabartë garën. Ka grup parlamentar prej 50 vetësh, që janë deputetë sepse i ka vënë ai në listë. Ka 70 sekretarë degësh që janë nominuar prej tij. Asnjë prej tyre nuk e respektoi kodin etik dhe detyrimin që vinte për të mos u përfshirë në garë. I gjithë aparati i partisë, ishte në dispozicion të kryetarit. Unë u futa në këtë garë, sepse e kam parë si një sfidë. Një garë ka gjithmonë pabarazi. Mund të ketë edhe zgjdhje të parakohshme në PD. Cdo gjë mund të ndodhë.
Di ta lexoj votën shumë mirë. Mora diku tek 700 vota, rreth 1%. Një betejë nuk është vetëm numerike. Nuk besoj se pati falsifikim, por pati parregullësi“, tha ndër të tjera Kadilli.

Share it :