Qyteti merret peng nga ‘banda e elefantëve’

Për muaj të tërë rrugët e qyteteve kineze kanë qenë të shkreta nga frika e pandemisë së COVID-19.

Por pak ditë më parë, rrugët në qytetin e Yuxi, në provincën e Yunnanit,  u boshatisën për shkak të…elefantëve.

Jo një, as thjesht një çift, por 15 të tillë, që vendosën të kryejnë një shëtitje në bulevardin kryesor të qytetit, në mes të natës, duke shtrënguar evakuimin e banorëve.

Elefantët vinin nga larg.

Sipas autoriteteve kineze, të humbur ose në kërkim të një shtëpie tjetër, ata u nisën 400 kilometra më tutje, në prefekturën e Xishuangbanna Dai 40 ditë më parë.

Share it :