Drama e përjetuar nga Christian Eriksen tronditi aq shumë futbollistët e kombëtares daneze të cilët edhe pse biseduan me mesfushorin e Interit përpara rifillimit të sfidës ndaj Finlandës, e kishin mendjen te gjëndja shëndetsore e shokut të tyre dhe zbritën shumë të hutuar në fushë, aq sa u mposhtën me rezultatin minimal 0-1 nga Finlanda.
Goli që vendosi sfidën në Telia Parken u realizua nga Pohjanpalo në minutën e 60-të i cili u ndihmua edhe nga gafa e Kasper Schmeichel, ndërkohë që Danimarka pati shansin e artë për të barazuar me Hojberg në minutën e 74-t, por ky i fundit gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.
Pavarsisht përpjekjeve të skuadrës vendase, derbi skandinav u fitua nga Finlanda që tashmë ka shanse të arta për të siguruar kualifikimin në 1/8-at në Europianin e saj debutues.




