Vasili: Drejtesia ne kaos, e kapur dhe zhgenjyese, duhet zgjidhje dhe jo propagande

Në një postim në rrjete sociale Petrit Vasili, ish kryetari i partisë LSI shprehet si më posht mbi deklaraten e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe atij të Prokurorisë

Drejtesia ne kaos, e kapur dhe zhgenjyese, duhet zgjidhje dhe jo propagande

Ne te gjitha nivelet e drejtesise sundon kaosi,ç’organizimi, inefiçienca e demoralizimi.

Kjo situate ka cenuar ne themel rolin fondamental te drejtesise ne sigurine publike dhe ate individuale.

Pandeshkueshmeria e qeverise dhe e krimit te lidhur me te mbreteron fale kesaj drejtesie te tronditur ne themel.

Ai th se mosbesimi i opinionit publik eshte ne nivele kritike.

Asnje gjykate e çdo niveli nuk eshte e plotesuar dhe me mungesa kritike.

Problemet, qe rendohen jane te qarta dhe pranohen nga vete drejtuesit e institucioneve.

Ne total neper gjykata jane dhjetra mijra ceshtje, qe jane ne meshire te fatit dhe te pamundesise per tu trajtuar si dhe rrezikut te cilesise se dobet te drejtesise.

Duhen zgjidhje dhe jo më arrnime antikushtetuese, qe vijne nga qeveria dhe qe zhbejne totalisht reformen ne drejtesi.

Arnat po e kthejne reformen ne nje rrecke ku s’gjendet më gjekundi Reforma e miratuar ne 21-22 korrik te 2016 me 140 vota dhe me mbeshtetjen e Komisionit te Venecias.

Boll më me propagande.

Duhen zgjidhje te verteta per nje drejtesi te vertete.

Share it :