Arrestohet 57-vjeçari shqiptar në Itali, u gjend me drogë në xhepin e pantallonave

Një 57-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane  pasi u ndalua me kokainë në automjetin e tij. Sipas mediave të huaja shqiptari me banim në Terni, emri i të cilit nuk është identifikuar është një person i njohur për policinë.

Sipas mediave të huaja, ai i  kishte fshehur gjysmë gra kokainë në xhepin e pantallonave, ndërsa 17 doza të tjera i kishte futur në makinë.

Policia gjeti një sasi lënde narkotike edhe gjatë kontrollit në banesën e tij.

Mediat raportojnë se aktualisht do të qëndrojë në arrest shtëpie deri në momentin e shpalljes së vendimit nga gjykata.

Share it :