Albani i tha ‘JO’, Miriami vendosi të bënte të kundërtën

Një ditë më parë, Miriam Cani, e nisi ditën me një dilemë. Këngëtarja ndau me ndjekësit një fotografi të saj, ku në fokus ishin flokët e gjatë. Miriami pyeti fansat e shumtë nëse duhet t’i presë apo jo flokët.

Image

Menjëherë ndjekësit vërshuan duke dhënë mendimet e tyre.

Vëmendjen më të madhe e mori komenti i bashkëshortit të saj, Alban Skënderaj, i cili ishte kundër shkurtimit të flokëve.

Image

Por mesa duket Miriami tashmë e ka bërë zgjedhjen e saj dhe i ka prerë flokët. Këngëtarja ka postuar në “Instagram” një foto ku tregon look-un e saj të ri.

Image

Por Miriami e bëri zgjedhjen e saj dhe i preu flokët dhe këtë gjë e bëri publike në “Instagram-in” e saj.

“Dhe si përfundim i preva. As shumë të shkurtra as shumë të gjata. P.s. Flm për komentet dhe opinionet që më dhatë”- shkruan Miriami bashkëngjitur fotos.

Share it :