Rusia nis të vaksinojë kafshët kundër Covid-19

Rusia ka nisur që të vaksinojë kafshët kundër koronavirusit. Lajmin e kanë bërë të ditur zyrtarët në vend. Në mars, vendi njoftoi se kishte regjistruar atë që u cilësua vaksina e parë në botë specifike për kafshët.

Disa rajone tashmë i kanë filluar vaksinimet në klinikat veterinare, u tha mediave lokale vëzhguesi veterinar i Rusisë, Rosselkhoznadzor.

Interes është treguar për vaksinën Carnivak-Cov nga BE, Argjentina, Koreja e Jugut dhe Japonia.

Ndërsa shkencëtarët thonë se aktualisht nuk ka prova që kafshët  luajnë një rol të rëndësishëm në përhapjen e sëmundjes tek njerëzit, infeksionet janë konfirmuar në specie të ndryshme në të gjithë botën.

Në këto raste përfshihen qen, mace, majmunë dhe vizonë.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :