Daci: Vendimi për Berishën është politik, nuk diskutohen të tilla qëndrime nga DASH

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, juristi Jordan Daci u shpreh se vendimi për shpalljen e Berishës non grata është politik.

Ai shtoi se herë pas herë vendimmarrja e brendshme e politikës sonë ka vënë në rrezik marrëdhënien tonë me SHBA-të.

Daci: Ky është një vendim i pastër politik. A do të jetë një qëndrim i përhershëm? Nuk dihet se ndryshojnë mendim. Është jnë vendim politik që është vështirë ta diskutosh se DASH-i nuk të merr leje pse e merr. Nuk kemi pse të gëzohemi për personat që shpallen të tillë.

Berisha përfaqëson një pjesë të këtij vendi. Mendoj se marrëdhëniet tona, për shkak të politikës së brendshme tonën, herë pas herë kjo vendimmarrje brendshme ka vënë në rrezik marrëdhënien tonë me SHBA-të. Ajo që e shoh si problematike është fryma anti-amerikane e pashpjegueshme.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :