Shehaj: Djegia e mandateve nuk u kalua në votim. S’mund të dilja kundër vendimit të liderit

I vënë përballë deklarimeve të kundërta ku kundërshton vetveten, lidhur mbi djegien e mandateve, kandidati për kreun e PD, Agron Shehaj tha në Çim Peka Live se nuk mund të dilte kundër qëndrimit të PD, edhe pse vetë ishte kundër djegies së mandateve dhe se ky vendim nuk kishte kaluar në votim.

‘Unë mendova në atë kohë që nuk mund të dilja kundër qëndrimit të PD. Skam asnjë siklet, asgjë ta pranoj. Nuk besoj që demokratët në vitin 2019 do ishin të lumtur që unë të dilja kundër PD në këtë qëndrim, për një vendim që unë mendoja që nuk isha i bindur.  Qëndrimet në PD janë shumë kundër dhe do të ishit shumë naivë që të mendoni ndryshe. Brenda PD ka shumë mendime.

Po të votohej atë ditë ndoshta, sepse nuk është votuar, është marrë një vendim. Si mund të më bëni moralin mua, kur vendimi ishte marrë.’

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :