Shehaj pyetet për shpalljen ”non grata” të Berishes: Mbetet lideri historik që ka dhënë kontribut të jashtezakonshëm për demokracinë dhe PD

Kandidati për kryetar në Partinë Demokratike, Agron Shehaj nuk ka preferuar të komentojë shpalljen ”non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha nga Departamenti amerikan i Shtetit.

Gjatë një konference për mediat, Shehaj u pyet nga gazetarët nëse do ta largonte Berishën nga Partia Demorkatike, nëse do të zgjidhej në krye të kësaj force politike.

Ai tha se Berisha është lideri historik, i cili ka një konribut të jashtëzakonshëm për demokracinë dhe Partinë Demokratike.

Agron Shehaj: ”Përsa i takon kësaj çështjeje, nuk ka asnjë diskutim se Sali Berisha, është lideri historik i cili ka kontribut të jashtezakonshëm për demokracinë dhe Partinë Demokratike. Për shpalljen e tij ”non grata”, nuk dua të jap asnjë koment.”

Më 13 qershor, Partia Demokratike zhvillon zgjedhjet për kryetarin e ri. Përballë Lulzim Bashës, do të garojnë Edi Harxhi, Agron Shehaj dhe Fatbardh Kadilli.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :