Një skualifikim që nuk i bën mirë demokracisë së brendshme në PD

Një nga kandidatët e skualifikuar nga gara për kreun e PD është, ish-drejtuesi i demokratëve në Kukës, Ibsen Elezi. Burime brenda kryesisë kanë konfirmuar se Elezi është skualifikuar nga gara për shkak se me komentet e tij ai ka tentuar që të denigrojë dhe të dëmtojë Partinë Demokratike. Ndër të tjera theksohet se ai nuk ka bërë fushatë për PD në zgjedhjet e 25 prillit, dhe nuk ka qenë i angazhuar për fitoren e opozitës duke bërë që të eliminohet nga gara për kreun e partisë.

Këto arsyetime janë tipike për partitë e mbyllura , ku vendos çdo gjë kryetari dhe demokracia aty ka vdekur më kohë. Largimi nga gara i një kandidati pse ka kritikuar lidershipin më ashpër se të tjerët apo se ka protestuar te dera e selisë nuk e bën atë më pak të ndershëm ao më me pak integritet në raport me të tjerët. Kjo nuk është PD që njohim!

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :