Ngjitet e dyta në skenën e Eurovizionit, Anxhela Peristeri një divë e vërtetë në sytë e Europës…

Anxhela Peristeri këndoi sonte e dyta në finalen e “Eurovision” dhe performanca mund të përmblidhet me dy fjalë: Energjike dhe perfekte.

Këngëtarja dukej shumë e bukur me veshjen e saj që tërheq jo pak vëmendjen, ndërsa me vokalin perfekt, gjatë performancës i bëri të gjithë të ngrihen në këmbë.

Me paraqitjen ku çdo gjë ishte në nivel, nga zëri tek imazhi, Anxhela elektrizoi skenën e madhe dhe fitoi duartrokitjet e ngrohta të spektatorëve. Efektet dhe vetë skena ishte absolutisht e shkëlqyer.

Tani i urojmë vetëm fat, sepse asgjë tjetër nuk ka munguar në këtë performancë.

 

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :