Goditet banda e hajdutëve të Durrësit, mes të arrestuarëve një femër, 3 të tjerë në kërkim

Policia e Durrësit ka zhvilluar një operacion të posaçëm kundër një bande të tmerrshme hajdutësh të dhunshëm që vepronin në Durrës dhe në disa qytete të vendit.

Operacioni u kodua si “Shëtitësit” dhe u krye në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit.

Tre persona u arrestuan, tre të tjerë u shpallën në kërkim.

Policia tha se “janë ekzekutuar 2 urdhra ndalimi në ngarkim të shtetasve G. Gj., 40 vjeç, banues në Tiranë, organizatori i grupit dhe A. K., 21 vjeçe, banuese në Durrës. Gjithashtu është arrestuar në flagrancë shtetasi E. H.

Janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve S.H (alias E. L) 31 vjeç; A.T, 33 vjeç; A.Rr, 27 vjeç dhe A.S, 35 vjeç.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre janë gjetur sendet e grabitura nga vendngjarjet.

Procedimi penal në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur ka nisur pasi, më datë 7 shkurt 2021, në orët e para të mëngjesit dyshohet se të maskuar kanë vjedhur me dhunë një biznes në zonën industriale të qytetit të Durrësit.

Nga veprimet hetimore të kryera është dokumentuar se në bashkëpunim me njëri  -tjetrin dyshohet se janë autorë të vjedhjes edhe të disa magazinave dhe bizneseve në qytetin e Durrësit dhe qytete të tjera.

Po punohet intensivisht për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë të të gjithë autorëve të implikuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :