Ish-ministri socialist në qeverinë ‘Nano’, Taulant Dedja, ka reaguar në lidhje me shpalljen e ish-Kryeministrit Sali Berisha, person ‘non-grata’ nga SHBA.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale teksa, ka postuar një foto të znj. Liri Berisha me ish-gruan e parë të Amerikës, Michele Obama, shkruan se ish-vartësi i kësaj të fundit i ka ndaluar hyrjen në SHBA, znj. Berisha.
Më tej shkruan se vendimi i Blinken që në një akt administrativ dhe jo ligj të Kongresit dhe Senatit të SHBA, ka fyer të gjitha gratë shqiptare.
“Ish-vartësi i bashkëshortit të zonjës në të djathtë të fotografisë, i ka ndaluar hyrjen në SHBA Zj. Liri Berisha. Nuk ka grua politikani më të respektuar se Zj. Liri Berisha në Shqipëri. Mendoj se masa e Antony Blinken, që është e bazuar në një akt administrativ dhe jo ligj të Kongresit dhe Senatit të SHBA, ka fyer të gjitha gratë shqiptare. Respekt maksimal për Zj. Liri Berisha!”- shkruan ai.




