Plagosja e emigrantit/ Policia: U qëllua me pistoletë, autori në kërkim

Policia e Beratit ka dalë në një informacion paraprak lidhur mbi ngjarjen e ndodhur në fshatin Poshnjë të Urës Vajgurore ku mbeti i plagosur shtetasi, Iliaz Ismaili.

Ndërkohë që Policia është vënë në kërkim të autorit.

Berat/Informacion paraprak

Më datë 21.05.2021, rreth orës 18:00, në fshatin Poshnje, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasi I.I., 33 vjeç, i cili u dërgua në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën.

Sherbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe po kryejnë kontrolle për kapjen e autorit/ve.

Gjithashtu janë shoqëruar në Komisariat disa shtetas të cilët dyshohen se kanë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje, si dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

 

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :