Berisha “Non Grata” Bugajski: I ngjan gati-gati hapjes së Kutisë së Pandorës

Aalisti Janusz Bugajski i Fondacionit Jamestown, ka komentuar vendimin e SHBA, për shpalljen ‘non-grata’ të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Në një intervistë që ka dhënë për VOA, ai shprehet se nuk kupton se pse është përcaktuar pikërisht Sali Berisha dhe pse tani.

“Nuk e kuptoj se përse veçohet një ish-udhëheqës politik, i cili nuk mban më poste. Kjo është diçka që mund të bëhej nga brenda vendit; nëse ekzistojnë prova të forta, ata duhet të kërkojnë një gjyq, një hetim e të tjera, por të ndalosh dikë të udhëtojë, kjo duket si një standard i dyfishtë, diskriminim, apo ato që përmenda. Pra, nuk mendoj se është një ide e mirë dhe koha kur merret ky vendim nuk është e përshtatshme”, i tha ai.

Ai thotë se nëse SHBA do të shpallte ‘non-grata’ edhe persona të tjerë të rajonit, sipas tij do mbeteshin shumë pak politikanë që do kenë të drejtën të futen në Amerikë.

“Do të mbeteshin shumë pak udhëheqës politikë të Ballkanit, ose të një pjese të mirë të Evropës Lindore, që do të lejoheshin të hynin në Amerikë”.

Më tej ai shprehet se Bashkimi Evropian po e mban në distancë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, teksa shton se veprimi i ardhur tashmë nga SHBA, për Berishën do të shihet si një hap anti-shqiptar në rajon.

“Bashkimi Evropian qysh tani po e mban në distancë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Kosova ende nuk e ka marrë liberalizimin e vizave dhe jam i sigurt që do të ketë njerëz të cilët do të thonë se ky diskriminim kundër shqiptarëve tani po praktikohet nga administrata e re në Uashington”, thotë ai.

Bugajski më tej shtron dhe shtron pyetjen nëse në këtë kategori do të përfshihen figura të tjera politike, teksa shton se vendimi i SHBA, i ngjan hapjes së Kutisë së Pandorës.

“Ka patur mjaft debate për qeverinë e tanishme të Shqipërisë, nëse do të përfshihet edhe Kryeministri, Presidenti, opozita. Po vendet fqinje? Mali i Zi, Kosova e kështu me radhë? Kjo i ngjan gati-gati hapjes së Kutisë së Pandorës, pra se cilët udhëheqës nuk do të lejohen në Shtetet e Bashkuara”, thotë zoti Bugajski.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :