Nurellari: Shpallja“non grada” është një aktë i rëndë

Politologu Ardi Nurellar e ka cilësuar shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha nga SHBA si një akt të rëndë.

Ky është rasti i parë i një një zyrtari të huaj që i është ndaluar hyrja në SHBA është e nëj shqiptari.

Nurellari e cilëson këtë si një akt të rëndë për fakton që zoti Berisha është një nga figurat më dominuese të politikë shqiptare dhe SHBA është një partner shumë i fuqishëm për shtetin tonë.

Me çfarë lidhet ky vendim i papritur i SHBA dhe pse pikërisht tani?

Nurellari:” Çështja e ndryshimit të kufijve të Kosovës është çështje e kaluar, ajo është para dy viteve, kështu që nuk besoj se është relevante tani. Ky akt lidhet për të  marrë masa për adresimin e korrupsionit global. Historia lidhet ngushtë  me një zyrtar të Rusisë, i cili u përpoq të zbardhte një  skenë të madhe korrupsioni në Rusi dhe shteti dhe zyrtarët e lartë e arrestuan në mënyrë të padrejtë me akuza të rreme.

Hapi i parë që u mor për këtë akt ka qenë vendosja e ndalimit të qarkullimit për zyrtarët që ishin të përshirë në çështje. Më tej kaloi një hap më tutje dhe u vendos një akt global që nuk përfshinte vetëm rastin e përfshirë në ngjarje por edhe zyrtarë të tjerë në shtete të tjera.

Rasti i parë të një zyrtari të huaj që i është bërë ndalimi për të hyrë në SHBA në formë ndëshkimi është Adriatik Llalla. Në historinë e Amerikës rasti i parë është fatkeqësisht një shqiptar.”

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :