Bardhi me banorët : Vuajnë braktisjen nga qeveria! Asnjë investim në 8 vite

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi ka vijuar takimet me banorët e fashtit Kyçyk dhe në Kodrën e Bujarës. Bardhi ka hedhur akuza  drejt qeverisë se i ka braktisur këto zona.

‘Asnjë investim në 8 vite në rrugë e kanale vaditëse. Zero subvencion për bujqësinë. Vaji i ullirit i një cilësie shumë të mirë u ka mbetur stok ose e shesin nën çmim se qeveria nuk u ka gjetur treg’, shkruan Bardhi në Facebook.

Postimi i plotë i Gazment Bardhit:

Në Kyçyk dhe në Kodrën e Bujarës banorët punëtorë e të ndershëm, vuajnë braktisjen nga qeveria. Asnjë investim në 8 vite në rrugë e kanale vaditëse. Zero subvencion për bujqësinë. Vaji i ullirit i një cilësie shumë të mirë u ka mbetur stok ose e shesin nën çmim se qeveria nuk u ka gjetur treg.

Duhet ndryshim! Duhet një qeveri që mendon për ta, dhe u krijon kushtet banorëve të dalin nga varfëria e të kenë mirëqenie.

PD ka program që rigjallëron bujqësinë, blegtorinë, dhe i jep jetë fshatit. Me 25 prill, e sjellim ndryshimin me votë.

#ShqipëriaFITON

https://www.facebook.com/gazmentbardhi.al/posts/128296052630205

Share it :