Ende pa u mbledhur mirë protestuesit para Kryeministrisë, në shenjat e para të reagimit popullor, policia shpërtheu në mënyrë krejt shproporcionale. Policia shpërndau protestuesit dhunshëm me autobotet me ujë si edhe hodhi me 50 bombula gazi lotësjellës.
Ajo që ra në sy ishte fakti se gazi lotësjellës u hdoh pa limi edhe në ozna të banuara duke rrezikuar banorë e qytetarë të ndryshëm pa lidhje me protestën.
Reagimi i egër i policisë sot merr shkas nga deklaraat e kryeministrit i cili sfidoi të rinjtë duke u pohuar se kushdo që do sulmonte institucionet do përballej me burgun.
Një sjellje e tillë e policisë si kjo sot i ngjason forcave policore të Çavezit, pa asnjë lidhje me standarded demokratike të perëndimit.
Me sa duket protestat e këtyre dy ditëve e kanë trembur në palcë kryeministrin. Ai e di mirë se zemërimi popullor ka arritur kulmin. Rama e di se vrasja e Klodiani ishte ajo që mbushi kupën e bëmave fatkeqe të Rilindjes në këto dy mandate pushtet.
Ndaj dorëzoi shpejt e shpejt ministrin Lleshaj për të ndlaur uraganin popullor. Por qytetarët me sa duket nuk ndalen me kaq. Ata kanë kërkuar dorëheqjen e drejtorit të policisë Ardi Veliu si edhe reformim të strukturave policore, të cilat në këto vite të pushtetit të Rilindjes janë kthyer në juntë ushtarake.
Represioni i sotëm policor ndaj qytetarëve në Tiranë ishte shenjë e humbjes së toruas nga regjimi autokrat i Ramës. Padyshim fundin e dinë që në 25 prill e kanë të sigurt, por nuk duan kurrsesi të ikin me turp nga vala e zemërimit popullor. Për këtë po përpiqen me çdo kusht.




