Këngëtarja e muzikës rock, Flaka Krelani, ka realizuar së fundi një set fotografik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me fotografin Nik Morina. Siç mund ta shihni, Flaka duket mjaft në formë. Tendenca e fundit që po kap çdo këngëtar, është realizimi i një seti fotografik. Flaka nuk mund t’i shpëtonte dot këtij fenomeni kaq shumë joshës dhe të dashur për të. Kjo duket qartazi dhe nga përkushtimi i saj për këto foto, ku duket mjaft e kuruar estetikisht, dhe në një formë mjaft të mirë. Flaka ka pozuar në një formë të veçantë në këtë set, pasi duket më së miri që këto foto janë realizuar natën dhe në një lartësi goxha të madhe.




