Jennifer Lopez u prezantua në premierën e filmit të saj më të ri me titull “Parker” pa mbathje. Këngëtarja dhe aktorja 43-vjeçare kishte zgjedhur një fustan të bardhë, e çara e të cilit tregonte qartë faktin se ajo kishte “harruar” të brendshmet për promovimin e filmit. Veshja e saj në këtë promovim ishte e përsosur, Jennifer kishte zgjedhur një fustan të bardhë që mbulonte trupin e saj deri në fund të këmbëve, por surprizën e kishte në pjesën e pasme të fustanit, i cili ishte rrjetë deri në fundshpinë, dhe rrjetë anësore. Ky nuk është rasti i parë që Jennifer vesh një fustan të këtij stili pasi në “Grammy Awards” në vitin 2000 ajo ka pasur të veshur një fustan të këtij stili por ngjyrë tjetër. Këngëtarja ishte e shoqëruar nga i dashuri i saj balerini Casper Smart, edhe pse ditët e fundit sipas “New York Post” thuhet se Lopez në fillim të kësaj jave ka pasur një takim me ish bashkëshortin e saj Marc Antony në Nju Jork dhe në një nga dhomat e hotelit “The Mark”. Një dëshmitar okular ka thënë se i ka parë shumë mirë dhe pas dy orësh qëndrim së bashku ka qenë Marc Antony,i cili ka dal i pari nga dhoma me kokën poshtë,duke pretenduar se nuk e ka njohur asnjëri. Në deklarata të mëparshme, J-Lo ka pranuar se ka qenë në një stres të jashtëzakonshëm gjatë xhirimeve pasi sapo ishte divorcuar nga Marc Anthony. “E kisha të vështirë të zgjohesha në mëngjes dhe të punoja. Kur je e trishtuar dhe e stresuar është shumë e vështirë. Ndjeja sikur e gjithë jeta ime ishte shkatërruar”, deklaronte Lopez për “Daily Mirror”.





