Rudina Jasini, avokate e specializuar në ligjin kriminal ndërkombëtar dhe të të drejtat të njeriut dhe kërkuese në Universitetin e Oksfordit.
Me disa tituj e çmime akademike dhe studime post doktorale në Universitetin e Oksfordit dhe atë të New Yorkut, përvoja akademike në Harvard e institutin Max Plankt.
Jasini ka punuar si avokate edhe pranë Tribunalit ndërkombëtar të krimeve në ish Jugosllavi.
Për Tempora Jasini jep opinionin e saj mbi situatën e krijuar nga dëmi i thellë në shtetin ligjor ne mungese te mekanizmave te kontroll balancës dhe votimit të njëanshëm ne kuvend të ndryshimeve kushtetuese mbi reformën zgjedhore.
Jasini: Është shumë e rëndësishme që për avokaturën e shtetit të argumentojë se si mosnxjerrja e këtij informacioni nuk cenon ndikimi shtetëror dhe kushtetues i dhënies së informacionit. Kjo bëhet akoma më e rëndësishme kur procesi ka përfunduar. Atëherë nuk ka se si justifikohet mos dorëzimi i praktikës së plotë se si ka lindur konflikti. Avokatura e shteti ka një detyrim ligjor për përcjelljen e informacionit pranë presidentit, ose palëve të interesuar. Është pa justifikueshme për një institucion të tillë që të mos japë informacion. Këtu cenohet parimi i shtetit të së drejtës, që është përgjegjshmëria dhe transparenca ligjore.
Mendoj se përveç përgjegjësisë institucionale, duhet të ketë edhe një përgjegjësi individuale, që shkon përtej përgjegjësisë civile dhe morale. Nëse kemi të vërtetuar ose me aktivitet falsifikimi për drejtuesit e korporatave në dëm të aksionarëve, ngarkohet një përgjegjësi penale kundrejt tyre.




