Publikoi letrën nostalgjike për Enver Hoxhën, Zhaklin Lekatari i kthehet Rezarta Shkurtës: Turp, poshtë katundarët

Gazetarja Zhaklin Lekatari ka reaguar ashpër ndaj letrës drejtuar diktatorit Enver Hoxha, e publikuar nga këngëtarja Rezarta Shkurta që është bashkëshortja e nipit të Enver Hoxhës.

Në letrën e publikuar, qytetari shprehet se dikur e urrente ish-diktatorin dhe kërkonte të ishte i lirë, si një qytetar i vendeve perëndimore, ndërsa sot i penduar i kërkon falje

Përmes një postimi në “Facebook”, Zhaklin thotë se sikush duhet të ftojë Rezartën të lexojë ndonjë libër dhe të kuptojë më shumë, pasi nuk ka turp që promovon ende Enverin.

 

 

“Dikush te ftoje @rezarta shkurten te lexoje ndonje liber qe te kuptoje bullshitat qe promovon dhe ndan ne IG e saj, meqe nuk ka turp qe promovon ende Enverin. Sipas mendimit tim, propaganda te tilla duhen denuar me ligj. Nuk kam bere ndonjehere reagime publike per personazhe te njohura, por kjo ishte e tepert, e shemtuar, injorante, jo empatike dhe shume, shume epitetet te tjera qe mendoj por nuk mund te shkruaj. Poshte katundaret”, shkruan Zhaklin.

 

Image

 

Share it :