Pushime në shtator? Mësoni si do të jetë moti…

Mëngjesin e sotëm në “Ditë e Re”, në puntatën e parë për këtë sezon në RTV ORA , në lidhje direkte nga MeteoAlb ka qenë Adiola Bani.

Ajo ka dhënë një pasqyrë të përgjithshme  se si pritet të jetë moti gjatë javës.

Dita e hënë do të jetë kryesisht me diell në të gjithë territorin shqiptar, përjashtuar orët e pasdites ku do të kemi herë pas here kalime vranësirash, por që nuk do të na sjellin rrebeshje shiu.

Duke filluar nga sot në orët e vona të pasdites dhe në vijim e gjithë kjo javë  do të jetë kryesisht me mot të kthjellët krahasuar me fundjavën që lamë pas ku kemi patur temperatura të larta. Pritet që gjatë kësaj jave përjashtuar dita e sotme të kemi temperatura të cilat  maksimumi do kapin vlera 34°C deri ne 35 °C.

Personat që i kanë lënë pushimet e tyre në shtator nuk duhet të shqetësohen pasi zonat bregdetare do të vijojnë të mbetet me mot të kthjellët.

Share it :