Arsenal shtang Liverpoolin në finale, tjetër trofe për “Topçinjtë”

Arsenal duket se po kor sukses me Artetën në stol pasi brenda gushtit ka fituar dy trofe. Tashmë në arkivën e topçinjve të Londrës do të jetë edhe ‘’Community Shield’’ pasi kaluan Liverpool falë penallive.

Aubameyang realizoi shpejt në ‘’Wembley’’ me një gol të bukur, por në pjesën e dytë ‘The Reds’ barazuan me Takumi Minamino.

Në penallti, Arsenal shënoi 5 të sakta, kurse nga Liverpool gabim qëlloi vetëm 20 vjeçari, Rhian Breëster.

Më 1 gusht Arsenali fitoi FA Cup pasi mposhti në Wembley Chelsea-n e Lampard. Pavarësisht rëndësisë së trofeve, Arsenal duket se po kthehet në rrugën e dikurshme të lavdisë.

Share it :