E rëndë/ Gjendet i vdekur recepsionisti i kompleksit turistik në Llogara. Ja dyshimet e para të policisë

Recepsionisti i një kompleksi turistik në Llogara eshte gjendur pa shenja jete.

Njoftimi i plotë i policisë

Mëngjesin e sotëm, në fshatin turistik të Llogarasë dyshohet se është vetëvarur me litarë në një objekt shtetasi K. A., 50 vjeç, banues në Vlorë, i cili punonte si recepsionist në këtë kompleks.

Nga këqyrja e trupit të pajetë nuk vërehen shenja dhune apo dëmtime të tjera përveç asaj të shkaktuar nga vetëvarja.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Share it :