Në të gjithë botën prej më shumë se tre muajsh ka një debat të madh në lidhje me pasojat që shkakton në planin afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë që shkakton pandemia e COVID-19, në fushën e arsimimit të fëmijëve të rinjve dhe studentëve.
Studimet treguan se edhe në vende shumë të disiplinuara, të mirëqena dhe me një fuqi të madhe në fushën e teknologjisë digjitale dhe atë të informacionit dhe komunikimit, mësimi online në rastin më të mirë nuk e kreu funksionin që pritej dhe nuk e zëvendësoi dot mësimin fizik, ndërsa në rastin më normal, si jemi ne dështoi me plot sukses.
Për këtë qëllim, dr. Fauçi, epidemiolog të shquar britanik, francez, italian dhe jo vetëm, rekomandojnë me forcë kthimin e nxënësve dhe studentëve, në shkollë. Agjencitë më të njohura ndërkombëtare që merren me edukimin dhe çështjet globale të varfërisë kanë tërhequr vëmendjen në lidhje me pasojat negative të mbylljes së shkollave.
Ato vërejnë se ‘mbyllja në masë e strukturave arsimore si reagim ndaj pandemisë së COVID-19 paraqet një rrezik të paprecedentë për arsimimin dhe mirëqenien e fëmijëve, veçanërisht për fëmijët më të margjinalizuar të cilët mbështeten te shkolla për arsimimin, shëndetin, sigurinë dhe ushqyerjen e tyre. Udhëzimet u ofrojnë këshilla praktike autoriteteve kombëtare dhe vendore se si të garantojnë sigurinë e fëmijëve kur ata të kthehen në shkollë.’
Veç këtij konstatimi, këto organizma tërheqin vëmendjen për dobishmërinë e hapjes së shkollave dhe kushtet bazë që duhen krijuar për këtë qëllim. ‘Shkollat duhet të gjejnë mënyra më të mira për rihapjen, duke përmirësuar të nxënit dhe duke ofruar mbështetje më të plotë për fëmijët në shkollë, duke përfshirë shëndetin, ushqyerjen, mbështetjen psiko-sociale, si dhe strukturat e furnizimit me ujë, kanalizimet dhe ato të higjienës.’
Po në vendin tonë çfarë po ndodh?
Në Shqipëri hapja e shkollave është marrë s një sport argëtues ku merren të gjithë dhe nuk mban përgjegjësi askush. Fillimisht ministrja në ikje Shahini, deklaroi se ka në dorë e në mendje skenarë imagjinar sesi mund të hapeshin shkollat, pastaj një draft udhëzim dhe në fund doli se nuk kishte asgjë.
Doli Komandanti që i vuri vulën muhabetit dhe deklaroi se ‘shkollat hapeshin në shtator’ dhe si qershia mbi tortë, Ogerta, pasi kishte bisedar me Besën, për ta lehtësuar këtë të fundit që të kalonte sa më mirë pushimet me bashkëjetuesin në jug të vendit, nxori vetë një udhëzim, ku vendos nën urdhrat e saj, jo vetëm mjekët e spitalet në të gjithë vendin, por edhe mësuesit, nxënësit dhe prindërit e tyre.
Për të shtuar sa më shumë ankthin e fillimit të vitit të ri shkollor, udhëzimi i Ogertës është më tepër një manual këshillues, sesa një akt administrativ i detyrueshëm. Në shumë të raste udhëzimi ka karakter rekomandues dhe e le të hapur apo në dorë të drejtuesit të shkollës, se çfarë duhet të bëhet. Largësia p.sh që duhet të mbajnë nxënësi nga nxënësi, duhet të jetë 1.5-2m. Kur kjo largësi duhet të jetë 1.5, 1.7, apo 2m? Kush gjykon mbi këtë fakt? Sprucim me alkool 60 gradë ose dezinfektantë të tjerë/ Kush hyn në grupin ‘të tjerë’?
Në urdhër thuhet se: ‘Pe?rpara se te? rifillojnë? me?simin ne? ambientet e shkolle?s sipas rregulloreve te? reja pe?r parandalimin e pe?rhapjes se? COVID-19, nxënë?sit duhet te? plote?sojne? Formularin e Vete?deklarimit pe?r situate?n e tyre she?ndete?soredhete? familjare?vete? tyre, e cila she?rben pe?r te? hetuar paraprakisht munde?sine? e një? vatre infeksioni COVID-19’.
Po përse ky formular nuk u dërgohet në rrugë elektronike nxënësve ta plotësojnë dhe ta dërgojnë në shkollë, përpara 1 ditë përpara fillit të shkollës? Si mund të plotësojnë një formular 1890 nxënës të një shkolle të mesme në Tiranë, qoftë edhe me turne?
Sa është koha që do të shpenzohet dhe si do të kompensohet kjo kohë? Udhëzim tregon qartë se nxënësi në shkollë do ti nënshtrohet regjimit bis 41 të burgut të sigurisë së lartë. Do të dali në korridor, nuk do të afrohet më shumë se 2m nga shoku, nuk ha ushqim, nuk del në oborr dhe ikën direkt sa mbaron mësimi. Pyetja është: Si veprohet me nxënësit me aftësi dhe nevoja të veçanta? Me nxënësit që kanë nevojë për udhëzim, pasi vuajnë nga diabet etj?
‘Duhet të sigurohen nga struktura arsimore: uji i rrjedhshe?m, sapuni i le?ngshe?m, letra pe?r fshirjen e duarve dhe xheli me pe?rmbajtje alkooli 60%, ne? të gjithë ambientet e shkolle?s.’.
Kush është struktura arsimore? Zyra Vendore Arsimore apo shkolla. As ZVAT dhe as shkolla nuk ka juridiksion mbi ujësjellësin, dhe as nuk ka fonde për blerjen e alkoolit, sapunit të lëngshëm, letra për fshirjen e duarve për të gjithë shkollën. Këto janë detyrime të njësive të qeverisjes vendore. Udhëzimi përcakton fare qartë, se mësuesit dhe nxënësit do të blejnë vetë, maskat dhe dezinfektantë. Në Greqi, Francë dhe në shumë vende të tjera, këto shpenzime janë bërë detyrim i shtetit me urdhër të veçantë të Ministrit të Arsimit dhe atij të Shëndetësisë.
Pse bëhet i pa zbatueshëm udhëzimi i ministres Manastirliu?
Ata që kuptojnë sadopak nga shtet dhe mënyra e funksionimit të tij, e dinë fushën e veprimit të një udhëzimi të nxjerrë prej një organizmi si ministria e kanë të qartë, që ai zbatohet nga punonjësit vartës të saj ministrie dhe nuk ka asnjë efekt për të tjerët. Pra Ministria e Shëndetësisë, nuk urdhëron dhe as detyron asnjë punonjës të arsimit, sa kohë që nuk janë nën juridiksionin e saj. Pra që në fillim, mund të themi me plot gojën se udhëzim nuk ka karakter zbatues por vetëm këshillues. Këtë e përforcon edhe fakti se në shumë pika, udhëzimi është evaziv dhe përdor fjalën ‘mund’ dhe jo duhet. Këtë e fakt e mbështesin edhe drejtues të lartë të Ministrisë së Arsimit. P.sh, udhëzimi i Manastarliut, nuk na tregon sesi do të shmangen radhët e prindërve për marrjen e librave, ku d të shpërndahen librat dhe si do të jetë në këtë rast grafiku tyre, sipas shkollave, qyteteve, zonave etj. Mjegullën e menaxhimit të fillimit të vitit të ri shkollor e shtojnë edhe drejtuesit e lartë të MASR. Në një intervistë të dhënë një televizioni, drejtoresh e përgjithshme e politikave të zhvillimit në MASR, deklaron se ‘drejtorët e shkollave e kanë në dorë se si do të organizohet mësimi, ndarja e klasave dhe orëve’. As Ministria e Arsimit, e ka lënë në dorë të lirë drejtuesve a thua se shkollat në vendin tonë gëzojnë statusin e autonomisë të plotë dhe Ministria e Arsimit është në rolin e këshilluesit, koordinuesit dhe monitoruesit të procesit mësimor dhe jo të organizuesit, urdhëruesit të veprimeve dhe përgjegjësit ligjor për mbarëvajtjen e procesit mësimor në arsimin paruniversitar. Kjo tregon se shkolla e papërgjegjshmërisë është aq e lartë, sa MASR, nuk merr mundimin të shkruaj një udhëzues për shkollës, që e ka detyrim ligjor dhe më keq akoma, ja hedh përgjegjësinë shkollave, qe nuk kanë asnjë detyrim, të veprojnë pa një udhëzim të qartë të ministres që mbulon fushën e përgjegjësisë së arsimit. Prandaj udhëzimi i Ministrisë së Shëndetësisë, thjesht shkakton një kaos total, për të mbuluar paaftësinë e qeverisë dhe në mënyrë të veçantë të Kryeministrit dhe Ministrisë së Arsimit për menaxhimin e kësaj situate, sikundër ka ndodhur që në krye të herës.
Ministrja Shahini që në kohën e tërmetit dhe më pas, ka treguar qartësisht se nuk përballon dot raste të emergjencave, pasi edhe në kohë normale ka treguar një paaftësi të pashoqe. Udhëzimi i fundit tregon fare hapur se Ministria e Arsimit me shumë dëshirë po qëndron larg shkollave dhe halleve të saj, me qëllimin e vetëm, të dështoj dhe të pamundësojë fillimin e vitit të ri shkollor dhe atij akademik, sa kohë që askush: Prindër, mësues, shoqëri civile, pedagog rektorët e sapo zgjedhur, nuk ngrenë zërin, në mbrojte të të drejtave të tyre dhe një arsimi dinjitoz, në një vend që mban kryesimin e OSBE-së dhe shkel me këmbë çdo ditë, çdo ditë, e çdo vit të drejtën universale për arsimim të fëmijëve të rinjve.




