Bashkia e Tiranës / Parking tjetër pranë stadiumit “Dinamo”

 

parking_0Bashkia e Tiranës ka nisur ndërtimin e një tjetër parkingu pranë stadiumit “Dinamo”, ku kanë nisur punimet për ndërtimin e tij. Parkingu i ri do të ketë një kapacitet prej 113 vendesh, mes të cilëve është parashikuar edhe ndërtimi i vendeve të posaçme për personat me aftësi të kufizuara. Burime nga Bashkia bëjnë me dije se tarifa që duhet të paguajnë qytetarët, e cila është përcaktuar edhe me vendim të Këshillit Bashkiak, do të jetë 100 lekë për orë. Sakaq, të ardhurat nga parkimi do të shkojnë në kuadër të investimeve të tjera në kryeqytet si dhe do të ketë më tepër korsi biçikletash në qytet. Parkingu do të jetë në dispozicion të qytetarëve të Tiranës brenda një periudhe të shkurtër kohore. Shkak për këto nisma të ndërmarra është bërë mungesa e parkingjeve në kryeqytet. Nga ana e tij, kryetari i Bashkisë së Tiranës ka bërë me dije se do të ndërtojë një rrjet parkingjesh, sepse nevojat e kryeqytetit në këtë drejtim janë shumë të mëdha.

 

 

 

Share it :