Pamje të frikshme, karburanti shpërthen në flakë, disa të plagosur

Të paktën 13 persona janë plagosur pasi një pikë karburanti ka shpërthyer në flakë në një qytet në Rusi.

Pamjet tregojnë shpërthimin e fuqishëm në Volgograd, mesditën e sotme. Mes të plagosurve që u dërguan me urgjencë në spital është edhe një punonjës i shërbimit zjarrfikës.

Zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga një shkarkesë e energjisë elektrike.

Shtatëdhjetë zjarrfikës luftuan me zjarrin. Ekipet vendosën një robot zjarrfikës, të cilin e drejtuan nga distanca në qendër të zjarrit për ta shuar atë.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :