Qarkullonte në rrugë me 26 gjoba të pashlyera, i bllokohet makina durrsakut

Një drejtues i automjeti i është bllokuar makina e tij në qytetin e Durrësit pasditen e sotme.

Sipas policisë ai qarkullonte në rrugë pa kontroll teknik, si dhe me 26 gjoba të pashlyera.

“Ndërkohë, nga Policia Rrugore e Durrësit, një drejtuesi mjeti i është bllokuar mjeti, pasi qarkullonte pa kontroll teknik dhe me 26 masa administrative të pashlyera”, njofton policia.

Gjatë katër orëve, pasditen e sotme policia ka vendosur qindra gjoba si dhe ka hequr 34 patenta për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :