Pas shpërthimit masiv në Bejrut, Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen i premtoi sot 33 milionë euro ndihmë urgjente kryeministrit libanez, Hassan Diab.
Ndër nevojat e tjera urgjente, kryesisht paratë do përdoren për financimin e pajisjeve mjekësore.
“Komisioni do të konsiderojë mbështetje të mëtejshme në varësi të vlerësimit të vazhdueshëm të nevojave humanitare”, tha ajo në një njoftim për shtyp.




