EMRI/ Zhduket prej disa ditësh 42 vjeçari nga Gjirokastra

Një 42-vjeçar nga Gjirokastra ka humbur kontaktet me familjen prej disa ditësh. Gentian Vreka me origjinë nga Tepelena, prej ditësh po kërkohet nga familjaret e tij të cilët kanë kërkuar ndihmë për të vënë në lëvizje çdokënd që mund të ketë rënë në kontakt me 42-vjeçarin. Informacionet me të fundit bëjnë të ditur se 42-vjeçari vuan nga sëmundje të shëndetit mendor dhe se për herë të fundit është parë në lagjen 18 Shtatori, pranë një kopshti fëmijësh.

Familjarët e kanë denoncuar një ditë më parë në Policinë e Gjirokastrës humbjen e Gentian Vrekës por deri më tani nuk ka asnjë gjurme të tij.

Image

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :