Klopp: Mos gjykoni lojën time

 

 

Menaxheri i Liverpulit, Jurgen Klopp, ka kërkuar që të mos keqkuptohet nga njerëzit për lojën e tij. Klopp është kritikuar nga analistët se loja e tij me presion të madh mund të mos jetë e qëndrueshme te Liverpuli. Por, ai thotë që duhet të pritet, pasi pyetjet e njëjta ia kanë bërë edhe në të kaluarën. “Këto pyetje m’i kanë bërë që nga Majnci. Që prej asaj kohe e kam dëshmuar se mund të luhet kështu. Nuk keni nevojë që të vraponi pa lidhje nëse keni topin. Por, nëse ndiheni më mirë në mbrojtje duke bërë presion kështu, atëherë ky më duket se do të jetë vetëm fillimi për ne dhe lojtarët tanë”, – potencoi Klopp.

 

Share it :