“Spekulimi absurd “shëndetësi falas” ka falimentuar. Askush s’mund të flasë për fitore në zgjedhje, shqetësues numri i pakët i bashkive të fituara, pozitive ngritja e ndjeshme në nivel vendi si numër votash për kandidatët”
Tri çështjet që “përmbysin” diplomacinë: Për armët kimike, Rama t’i thoshte “Po” SHBA-së, gabim vota kundër amerikanëve për flamurin e Palestinës, shtim i “krisjeve” me fqinjët duke rrëzuar teorinë e “zero problemeve”
Ish-kryetari i PD-së, njëkohësisht ish-ministri i Jashtëm Tritan Shehu, komenton në një intervistë për “Standard” zhvillimet e fundit në kampin blu, duke analizuar debatet e brendshme mes demokratëve. Po ashtu, Shehu jep argumente edhe për analizën për zgjedhjet e fundit vendore si edhe për rezultatin e marrë në to nga forca më e madhe opozitare. Pjesë e intervistës është edhe mendimi i ish-kryediplomatit shqiptar për punën e Ministrisë së Jashtme në këto dy vite, ku specifikisht Shehu paraqet tri çështje, të cilat, sipas tij, vërtetojnë se ky dikaster ndodhet në “shtigje” të pasigurta. Nga ana tjetër, si ish-ministër i Shëndetësisë si edhe kryetari i departamentit të shëndetësisë në PD, Shehu analizon edhe ecurinë e këtij sistemi në pushtetin e së majtës, duke shprehur një sërë kritikash.
Pak ditë më parë u zhvillua takimi me kryesinë e degës së PD-së në Gjirokastër, ku u fol lidhur me zgjedhjet vendore të 21 qershorit si edhe shkaqet e rezultatit të marrë në to. Sipas jush, cilat ishin arsyet e humbjes së demokratëve në Gjirokastër?
Se pari dua te theksoj se ne Gjirokaster si bashki e re, per edhe si rreth ne patem nje rritje te madhe te votave per kandidatin jo vetem ndaj 2013-es, por dhe ndaj 2009-es. Kjo eshte dicka shume pozitive, qe te jep optimizem per rezultate te larta ne zgjedhjet e ardhshme politike. Pa dyshim ne nuk jemi te kenaqur nga ajo qe u arrit, nga mosfitimi i Bashkise se Gjirokastres, dicka qe mund te ndodhte. Sidoqofte, per kete kane influencuar shkaqe qe jane jashte nesh sic eshte menyra e ndarjes aministrative, keq perdorimi nga e majta e punonjesve, presionet, pagesat e paligjeshme etj. Por ka dhe shume elemente qe lidhen me ne, te cilat filluan te analizohen me qetesi e vizion ne ate mbledhje kryesie. Ne mbledhjen e kryesise, mbasi diskutuam midis nesh me nje fryme transparence dhe realizmi, vendosem te organizohen mbledhjet e seksioneve, grup seksioneve dhe me tej mendimet e propozimet te vijne perseri ne Kryesi te deges, ku do te dilet dhe me konkluzione konkrete, afate kohore etj. Kjo do te kombinohet dhe me zgjedhjet e reja per drejtimin e Forumit rinor. Pra ishte pa asnje dyshim nje mbledhje pune e normale kryesie, me nje shpirt bashkepunimi dhe perballimi me problemet e hasura, qe kerkojne zgjidhje.
Në një këndvështrim të përgjithshëm, pse opozita nuk arriti të merrte një rezultat më pozitiv sesa vetëm suksesi në 14 bashki nga 61 në garë?
Dhe ketu une duhet t’ju korrigjoj perseri. Rezultati duhet te lexohet ne dy menyra. Se pari pati nje ngritje te ndjeshme ne nivel vendi si numer votesh per kandidatet tane, ndaj rezultatit te viti 2013. Dhe kjo eshte pozitivja e optimistja. Negativja eshte numri i vogel i njesive bashkiake te fituara nga ne, shqetesuese kjo. Dhe pikerisht kjo duhet analizuar ne teresi, por se bashku me elementin e pare. Pra askush nuk mund te flase per fitore, por as dhe me ngjyra tragjike e pesimiste humbjeje. Gjerat duhen pare ne nje optike me te gjere shkaqesh, te dhenash, krahasimesh, rezultatesh. Vetem keshtu do te jemi objektive ne konkluzione dhe te qarte per te ardhmen. Po keshtu dhe rezultati duhet analizuar bashki mbas bashkie, grup seksioni mbas grup seksioni, seksioni mbas seksioni. Dhe vendimet duhen marre te tilla dhe jo te pergjitheshme apo ne nivel vendi. Nga ana tjeter kjo analize duhet te coje ne nje kohezion me te forte tonin me njeri tjetrin, zgjerim te vazhdueshem te PD. Po keshtu eshte pozitive qe gjerat po thuhen me hapur. Kjo eshte ajo qe na duhet dhe jo e kunderta.
Ndërkaq, zgjedhjet dhe procesi i analizës duket se kanë sjellë përplasje edhe brenda forcës më të madhe opozitare mes krerëve të degëve dhe deputetëve demokratë, kryesisht atyre që kanë mbajtur postin e ministrave në qeverinë “Berisha”. Si e shihni ju këtë debat?
Me shume e shoh kete si nje debat te nxitur nga media se sa real. Une e kuptoj median, natyren e saj, rendjen mbas lajmeve, por ju siguroj se ne te vertete nuk shoh me shqetesim dicka te tille. Absolutisht eshte pozitive qe ka dhe mendime te ndryshme, kritika, verejte, kjo eshte pjese e zhvillimeve demokratike. Por nuk ka “perplasje grupesh” te tilla si ju permendni. Si ne cdo parti te madhe ka dhe nuanca, interesa, simpatira apo antipatira, por mbi te gjitha ka perpjekje per konkluzione realiste qe t’i sherbejne permiresimeve te ardheshme. Une mendoj gjithashtu se ka nje ekuiliber midis trashegimise, potencialeve te PD, eksperiences, me prurjet e reja, te te rinjte ne moshe ose jo, qe duan te jene pjese e jona. Dhe kjo eshte pozitive e jo negative. Shikoni pak cfare po ndodh me PS, ku nje plejade e tere vlerash te saj jane marginuar apo nxjerre jashte toatilisht. Gje kjo shume negative per parti te medha si e jona apo PS. Ne po perpiqemi te mos bime ne ato gabime, apo dhe te korregjojme kur dicka e tille ka ndodhur diku. Une mendoj se ne kete rruge duhet te vazhdojme te ecim.
A janë të drejta, sipas jush, qëndrimet apo opinionet, sipas të cilave, një pjesë e “gardës së vjetër” në PD duhet të largohet për t’i dhënë një “pamje” tjetër përballë elektoratit forcës kryesore të opozitës? Në këtë kontekst mund të thuhet se ekziston një konflikt brezash në PD?
U perpoqa ta shpjegoja dhe me lart. Dicka e tille do te ishte shume negative se te con ne mbyllje. Fatmiresisht une nuk gjykoj se kjo po ndodh. Shikoni perberjen e grupit tone paralmentar, te Kryesise, te Keshillit Kombetar, departamenteve, Kryesive te degeve etj. Nuk do te gjeni nje fenomen te tille, perkundrazi do te konstatoni nje nderthurje harmonike ne kete drejtim. Duhet bere me shume. Pa dyshim duhet bere, qofte ne afrimin e atyre, qe kane kontribuar ne vite ne PD dhe tashti nuk jane aktive, qofte dhe te te rinjve, por jo vetem si moshe kjo. Ne teresi ne nuk ka pse te na trembe debati, ai eshte i domosdoshem jo vetem i dobishem. Aq me shume une do te thoja se tashme ka ardhur koha per te gjetur forma organizative per ta institucionalizuar me qarte mendimin ndryshe ne partite tona, jo vetem ne PD. Vetem keshtu ne do te rritemi e do te jemi neser perseri parti e pare ne vend.
Cili është opinioni juaj për lidershipin Basha dhe mënyrën se si ai e ka drejtuar PD-në në më shumë se dy vite opozitë?
Une e kam theksuar disa here qe ecurine e ketyre dy viteve nen drejtim e Z.Basha e konsideroj pozitive. Mos te harrojme se ne erdhem mbas nje humbje te rende me 2013, figura jone historike Berisha dha doreheqjen etj. Por sidoqofte une mendoj se me e veshtira tashme eshte kaluar, gje qe une do ta lidh dhe me rezultatin e zgjedhjeve lokale te kaluara. Ne kete periudhe PD ka ditur te ngrihet, te tranzmetoje gjithmone dhe me qarte fizionomine e saj si nje force e qendres se djathte, demokratike kjo. Po keshtu jane kombinuar veprimet politike opozitare ne institucione me ato jashte tyre etj. Jane kombinuar mendimet konstruktive progranore me bllokimin e arbitraritetit te maxhorances e veprimeve te saj abuzive. Jane kombinuar veprimatrite parlamentare me protestat demokratike etj. Pra une mendoj se PD ne kete priudhe ka qene dinamike, ne rritje te rritmeve e larmishmerise se veprimeve, ne zgjerim. Pa dyshim ne kete analize qe po bejme do te dalin dhe elemente, qe duhen korregjuar e permiresuar. Ky eshte zhvillimi.
Në kuadër të përgatitjeve të para për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 2017-ës, cilat dhe sa janë, sipas jush, shanset e PD-së për t’u ringritur pas dy humbjeve në zgjedhje?
Se pari une i shikoj zgjedhjet parlamentare shume te mundshme edhe para 2017-es. Qeverisja eshte ne pikat e saj me te uleta te mundshme dhe pa ndonje sinjal ngritjeje. Pra ne duhet te pregatitemi edhe per kete mundesi. Kjo duhet bere me dinamizem e qartesi, duke u bazuar edhe ne arritjet tona te ketyre dy viteve. Une situaten e shikoj me optimizem per zgjedhjet e ardhshme. Kjo jo vetem per Gjirokastren, por ne nivel vendi. Kur them optimiste e kam fjalen per te arritur shumicen parlamentare mbas atyre zgjedhjeve. Dhe kete e besoj se do te ndodhe vetem me voten e lire te njerrezve. Nderkaq dua te theksoj se une nuk u besoj levizjeve te brendeshme mekanike ne Kuvendin ekzistues e as aleancave pragmatiste jo te bazuara ne parime dhe programe te qarta.
Nisur edhe nga profili juaj profesional, si do ta gjykonit ecurinë e sistemit shëndetësor në këto dy vite të mazhorancës së majtë dhe drejtimit të dikasterit nga Ilir Beqaj?
Kjo do te kerkonte nje analize te gjere. Megjithate dua te them me dy fjale qe spekullimi absurd “shendetesi falas” ka falimentuar perfundimisht. Kete e shohin e e prekin te gjithe. Shendetesia me te gjitha sektoret perberes eshte ne piken me te keqe te saj dhe pa perspektive, edhe sepse maxhoranca duke ngelur peng e genjeshtrave te saj elektorale nuk po di te tranmetoje ide realiste e zhvilluese. Gjithashtu ajo i eshte futur aventurave organizative dhe financiare, sic jane ato me te ashtuquajturat koncesione apo shitje sherbimesh ne shendetesi te privati. Ketu eshte kaluar ne ekstreme me pasoja demtuese kjo per strukturat shendetesore, rentabilitetin financiar, per procesin e decentralizimit etj. Sistemi i yne shendetesor eshte realisht ne krize te thelle. Ai eshte me i nenfinacuari ne Europe me nje diference te madhe nga i parafundit. Aq me keq, nuk ka asnje perspektive per rritjen e financimeve per ate, per shkak te politikave te gabuara te maxhorances ndaj kontributeteve direkte shendetesore, qe jane aktualisht e vetmja rezerve e rritjes se financimeve per shendetesine. Edhe sektori farmaceutik qe ishte me i konsoliduari te ne, tashti eshte perfshire nga nje konfuzion masiv, largim kompanish te medha e te sigurta, heqje standartash sigurie, mungese artikujsh etj. Kjo do thellohet me teper dhe nga ndryshimet e fundit ligjore farmaceutike, qe maxhoranca realizoi para disa ditesh.
Po lidhur me politiken e jashtme në këto dy vite, cili është gjykimi juaj si ish- ministër i Jashtëm?
Kjo eshte nje çeshtje tjeter shume delikate. Une mendoj se gabimisht kemi rreshkitur nga disa kolona tradicionale dhe te sukseseshme ne politiken tone te jashteme e rajonale, drejt “shtigjeve” te pa sigurta. Une nuk them qe kemi ndryshime ne orientimin kryesor strategjik, por ka luhatje te pa nevojshme, qe krijojne konfuzion ne ambjentet diplomatike te konsoliduara dhe te demtojne rende ne shume plane. Ne kete menyre eshte treguar disa here nje deshire protagonozmi e pa justifikuar kjo, mendime sikur sot fillojme me vitin “zero”, disa here demostrohet nje amatorizem dhe mungese profesionalizmi. Keshtu gjykoj se kemi dobesuar ndjeshem edhe rolin tone te forte lider, qe ne kishim ne Rajon, besushmerine te partneret etj. Nuk do te zgjaten me shume ne kete pike, por do te theksoj vetem disa dukuri negative, qe une kam konstatuar ne keto dy vite: Se pari u fillua shume gabim me ceshtjen e armeve kimike. Terheqja e Z. Rama dhe mos marja e pergjegjesive qe duhet te mernim ishte nje levizje me pasoja negative per besushmerine e maredheniet tona me aletet tane me te mire. Ne politike duhen marre dhe pergjegjesite kur eshte e nevojshme, siç ishte ne ate rast. Per ate ceshtje, sic e kam deklaruar edhe ato dite, kishte vetem nje pergjigje nga ne: nje “PO” te madhe! Renia ne populizem, mungesa e qartesise, e ndjenjes se pergjegjesise, te kurajos politike etj. dominuan ne ate rast mbi interesat madhore te vendit. Gjithashtu e kam konsideruar nje gabim shume te madh voten tone ne OKB, diametralisht te ndryshme nga vota e ShBA per ceshtjen e flamurit te Palestines, gje qe e kam shpjeguar qartesisht dhe pse. Eshte hera e pare e shpresoj te jete dhe e fundit qe ne votojme ne ate menyre. Mos te harrojme se ShBA eshte partneri i yne kryesor gjeostrategjik, garancia jone me e madhe. Dhe kjo jo vetem per Shqiperine, por dhe per Kosoven, apo shqiptaret ne teresi. Po keshtu u luajt gabim me termin “partner strategjik”. Ne fakt me kete u spekullua nga maxhoranca e re qe ne gusht te 2013, duke krijuar konfuzion e probleme negative per ne. Gjithashu dua te kujtoj se u premtua nga PS gjate fushates elektorale nje politike me “zero probleme” me fqinjet (gje qe eshte surrealiste ne vetvete). Sot jemi larg kesaj me me shume probleme se dy vite me pare me fqinjet tane, perfshi dhe me Greqine qe eshte nje partner strategjik per ne. Ketu fatmiresisht bejne perjashtim maredheniet me Italine, te cilat kane qene objektive, pa oshilacione dhe ne forcim te vazhdueshem. Nga ana tjeter ne nuk po arrijme te hapim akoma negociatat me BE, gje qe normalisht duhej te realizohej kete vit qe jemi. Ne kete analize ka dhe shume elemente te tjere, qe kerkojne nje perqasje te gjate e te veçante.





