Një skandal që Melo nuk është ndëshkuar me kartonin e kuq”. Këto janë fjalët që Giorgio Chiellini, mbrojtësi i Juventusit, duket se i ka drejtuar arbitrit Valeri pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes që është luajtur dje në “San Siro”. Braziliani i Interi është futur në fushë i karikuar dhe pas vetëm 8 minutash lojë është ndëshkuar me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të ashpër ndaj Cuadrados. Por Melo nuk është qetësuar pas këtij momenti dhe para fundit të pjesës së parë ka ardhur episodi për të cilin është ankuar Chiellini.





